Rreth 55 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia në dy operacione të ndryshme në Gjirokastër dhe në Durrës ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona.
Rasti i parë është regjistruar në Durrës ku u sekuestruan 32.4 kg lëndë narkotike.Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit pasi gjatë kontrollit në një dyqan iu sekuestruan rreth 32.4 kg lëndë narkotike llojit kanabis sativa.
Gjatë operacionit të koduar ‘ The Shop’ policia gjeti edhe lëndën narkotike e cila ishte e fshehur në një dyqan i cili ishte në pronësi të 41-vjeçarit.
"Më datë 05.09.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan(në gjendje jo-funksionale) u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• rreth 32.4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa " thuhet në njoftimin për mediat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
Rasti i dytë u regjistrua në Gjirokastër ku u kapën rreth 23 kg kanabis.
Rreth 23 kg e 500 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa ëhstë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës ndërsa është shpallur në kërkim 25-vjeçari me inicialet S.Z.
Lënda narkotike ishte e fshehur në automjetin e 25-vjeçarit tip ‘Fiat Punto’. Pas thirrjes nga policia për të ndaluar ai është larguar me shpejtësi ku në rrugë hedh dy thaës plastmasi me lëndë të dyshuar kanabis.
Ai ka braktisur më pas automjetin në fshatin Krahës dhe është larguar.
[gallery]23769[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO