Gjirokastër, dyshohet se mban peng prej një viti një 17-vjeçare, kapet 40-vjeçari

Gjirokastër, dyshohet se mban peng prej një viti një 17-vjeçare, kapet 40-vjeçari

Foto ilustruese

GJIROKASTËR-Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se prej 12 dhjetorit të vitit të kaluar ka rrëmbyer një 17-vjeçare dhe e mban peng. I arrestuari është Shpëtim Muharremi 40 vjeç banues në Levan të Fierit.

Arrestimi i tij u bën pas denoncimit të prindërve në fund të vitit të kaluar për rrëmbimin e së bijës, e cila ende nuk është gjetur. Policia deklaron se vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpëtim Muharremi akuzohet për rrëmbim ose mbajtja peng e personit. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?