Një aksion i Policisë së qarkut Gjirokastër bëri të mundur sekuestrimin dhe asgjësimin e 10 mijë bimë rrënjë kanabis në afërsi të fshatit “Zhulat”. Ndërkohë, në Malësinë e Madhe janë sekuestruar 470 rrënjë kanabis dhe janë vënë në pranga 3 persona të cilët dyshohet se i kanë kultivuar ato.
Malësi e Madhe
Siç bën të ditur policia, në fshatin Rrjoll u konstatuan dhe asgjesuan 470 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në gjashtë parcela.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i tre personave si autorë të dyshuar të kultivimit të bimës narkotike, konkretisht: Prek Paja, banues në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe,Kol Alija, banues në fshatin Bardhaj Shkodër, Kristjan Paja, banues në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe.
Ndërkohë policia e Gjirokastrës po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com