GJIROKASTER- Një telefonatë e mëngjesit të sotëm në redaksinë e Shqiptarja.com dhe A1 REPORT informon se yra e organizatës politike OMONIA është thyer. Në një prononcim telefonik për Tv A1 REPORT! kreu i OMONIA-s të qarkut të Gjirokastrës, Dhimitër Maluqi, sqaroi se gjatë orëve të mbrëmjes persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e dritares e zyrës dhe kanë hyrë brenda.
Maluqi shtoi se personat kanë dëmtuar orenditë dhe dokumentet por nuk kanë vjedhur asgjë. Ka vetëm dëme materiale.
Më pas zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës Gentian Mullai sqaroi historinë: ”Është thyer një xham i dritares dhe një endacak është futur brenda dhe ka fjetur, por nuk ka vjedhur asnjë send. Në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm policia ka shkuar tek zyra dhe përfaqësuesit e saj nuk kanë bërë kallzim në polici dhe nuk kanë kërkuar që të ndiqet më tej kjo çështje, pasi nuk ka vjedhje.”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com