Banorët e zonës shprehen se pavarësisht alarmit të ngritur prej tyre, deri tani askush nga organet kompetente nuk ka reaguar e për më tepër askush nuk ka shkuar për të parë nga afër situatën. Lidhur me këtë situatë, ata i janë drejtuar Kryeminstrit Edi Rama, por sërish kanë ngelur pa përgjigje.
“Jemi rreth 10 familje në lagje, por më së shumti rrezikohen 7 shtëpi. I kam dërguar ankesat nëpër institucionet përkatëse, por deri tani asgjë. Ndërhyrjet në pjesën e Lunxherisë rrezikuan shtëpitë tona. Të gjitha shtëpitë nga barrikata e ngritur për të mbrojtur vreshtat e Lunxherisë na kanë dëmtuar. Nuk ka ardhur asnjë të na shikojë.”, u shpreh një banor.
Këto banesa janë ndërtuar disa vite më parë dhe sipas deponimit të banorëve, në këtë zonë, është kryer edhe studimi gjeologjik nga ana e ekspertëve të cilët, në atë kohë, kanë garantuar se toka është e qëndrueshme.
Pavarësisht këtij fakti, realiteti sot në Palokastër është krejtësisht ndryshe, ndërsa banorët janë të rrezikuar seriozisht për jetën e tyre, pasi toka po regjistron shkarje masive dita-ditës.
Situata bëhet akoma edhe me problematike pasi shumë pranë me zonën ku ka ndodhur shkarja e dheut, ndodhet edhe ujësjellësi i cili furnizon me ujë të pijshëm banorët e zonës që sot janë në mëshirë të fatit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO











