GJIROKASTER – Një 45 vjeçar i dënuar me 25 vite burg për vrasje është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Në pranga të policisë greke ka rënë Agron Kalemi nga Tepelena.
I arrestuari në vitin 1993, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë në Athinë shokun e vet, ndërsa ishte dënuar me 25 vite burg. Megjithatë, ky shtetas ka kryer vetëm 4 vite burg pasi në vitin 1997 është larguar nga burgu i Shënkollit në Lezhë, për tu fshehur gjatë kësaj periudhe në Greqi.
45 vjeçari është arrestuar nga policia greke për tu ekstraduar dje në vendin tonë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com