GJIROKASTËR - Në brendësi të fshatit Jorgucat, Dropull i Sipërm, shtetasi Vasil Pero, 57 vjeç nga fshati Jorgucat, i cili drejtonte automjetin tip Lancia me targa GJ 39 16 A, duke zbritur nga lagjja e sipërme për në qendër të fshatit i është fikur makina dhe për pasojë është përplasur me murin rrethues të një banese.

Për pasojë shtetasi Vasil Pero ka humbur jetën. Policia rrugore, zjarrfikësit dhe mjekët e urgjencës së spitalit kanë bërë të pamundurën për të nxjerrë menjëherë nga makina drejtuesin e mjetit, pasi nga përplasja mjeti  është shtypur në drejtim të timonit, por shoferi kishte ndërruar jetë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)