Gjirokastër, Florian Raunig përball
publikisht deputetët e PS-PD

Gjirokastër, Florian Raunig përball<br />publikisht deputetët e PS-PD
GJIROKASTER- Kreu i prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig, ka ndërmarrë një tur takimesh me deputetët opozitarë dhe të mazhorancës në zonat e tyre elektorale. Këto takime kanë si qëllim nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në procesin legjislativ. Ambasadori i OSBE Raunig e ka nisur këtë tur nga Gjirokastra ku ka bërë një ballafaqim publik me deputetët opozitarë dhe ata të mazhorancës.
 
Florian Raunig për televizionin “A1 Report” ka pohuar se takime do të zhvillohen në disa qarqe të tjera të vendit.

“Është në kuadrin e projektit të OSBE-së që quhet Ura, është një urë midis deputetëve dhe popullit. Ne po organizojmë në gjithë Shqipërinë takimet e deputetëve me votuesit me popullin që të japin llogari çfarë bëjnë dhe populli mund të jetë më afër me deputetët për të diskutuar për problemet e vendit”, u shpreh Raunig.
 
Të ndodhur përballë zgjedhësve, deputetët Genc Ruli dhe Anastas Angjeli shprehen se përballja është sa abstrakte, aq edhe konkrete, pasi sipas tyre, është një obligim i deputetit që të merret me shqetësimet që ka komuniteti pavarësisht rezultatit.

“Deputeti është një përçues dhe i politikës i objektivave të partisë së tij po dhe i komunitetit të tij, ka raste që interesat e komunitetit nuk janë ndoshta identike me ato të partisë së tij, por është detyrim i deputetit”, tha deputeti Ruli.
 
“Është një detyrim, një obligim që buron nga funksioni i deputetit rreth problematikave, natyrisht rreth nevojave dhe shqetësimeve që komuniteti ka”, u shpreh deputeti Angjeli.
 
Ky takim ka shërbyer si një urë lidhëse mes deputeteve të kaheve të ndryshme politike për të diskutuar së bashku për problematikat kryesore dhe çështje të zhvillimit ekonomiko-social në qarkun e Gjirokastrës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja