Gjirokastër, furgoni përplas në
gjendje të rëndë policin rrugo

Gjirokastër, furgoni përplas në<br />gjendje të rëndë policin rrugo
GJIROKASTËR - Një aksident i rëndë automobilistik, ka ndodhur në orët e pasdites së të shtunës, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në zonën përtej Parkut Natyror të Viroit rreth 4 km në të dalë të qytetit të Gjirokastrës.

Njëri prej efektivave të Policisë Rrugore ngelet i plagosur rëndë si pasojë e këtij aksidenti. Faji ka qenë i furgonit, tip FIAT, që drejtohej nga Astrit Demiraj, 34 vjeç, i cili u përplas në krahun e kundërt të rrugës me motorin që drejtohej nga efektivi policor rrugor Arten Hoxha, 41 vjeç, nga Gjirokastra.

Polici gjendej në lëvizje jug-veri, ndërsa furgoni me targa AA391AT vinte në drejtim të Gjirokastrës në një kohë kur efektivi policor qarkullonte me motorrin katër rrotash me targa greke EHM572. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale për policin, i cili në këtë kohë, gjendej jashtë shërbimit dhe po merrte drejtimin për në vendlindjen e tij në Komunën Picar.

Përplasja ka lënë pa ndjenja dhe të përgjakur në të gjitha pjesët e trupit, Artën Hoxhën i cili është transportuar menjëherë për në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët kirurgë, e kanë përcjellë atë në reanimacion, pasi jeta e policit, është në rrezik. Madje mendohet se ai do të përcilet me helicopter në kryeqytet, për shkak të plagëve të rënda që ka fituar nga përplasja.

Ndërkohë që drejtuesi i furgonit Astrit demiraj, është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet që sollën aksidentin me pasojë.   

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën