Zhvillimet e dy viteve më parë kur
Policia e Shtetit ndërhyri duke rivendosur autoritetin e shtetit, duke me asgjësimin e mijëra tonë kanabis të depozituar aty, qenë në fokus të një dokumentari të ekipit të televizionit rus i NTV.
Aleksandr Nadsadny gazetar dhe Viktor Nuzalevskij operator, qenë mesditën e të premtes, për të parë nga afër rezultatet e aksionit policor të dy viteve më parë. Nuk qe vështirë për t’a, kontakti me banorët. Sapo lazaratasit dëgjuan për gazetarë rusë, treguan mikpritje për ta.
Gazetari investigativ Aleksandr Nadsdany thotë për Report TV, se Lazarati është një emër gjeografikisht i njohur në Rusi, për shkak të famës nga kultivimi i kanabist.
"Lazarati, është një vend që njihet edhe në Rusi. Edhe historia, operacioni që u ndërmorr këtu në lidhje me mafian, lëndët narkotike, u përhap si epidemi informacionesh në Europë e sidomos në atë Perëndimore. Ishte një temë interesante dhe redaksia jonë, na e përcaktoi si detyrë kjo dhe për të kuptuar rolin e mafies shqiptare, atë ruse, siciliane ku mund të konsiderohet si një “brend” i përgjithshëm. Ishte interesante për t’a studionim nga afër" tha ai.
Si e njihni dhe si e gjetët Lazaratin?
"Ne nuk dinim asgjë për Lazaratin, deri në momentin që redaksia ma dha si detyrë për të ardhur këtu dhe për t’a filmuar më afër këtë vend të mrekullueshëm. Nuk kishim asnjë informacion, për ata që janë të interesuar mund të gjejnë info në internet në lidhje me operecionin e ashtuquajtur “luftë”. Me këtë rast, intervistuam dhe një përfaqësues të Policisë së Gjirokastrës, i cili na tregoi për Lazaratin dhe se si policët luftonin me kriminelët madje njëri prej policëve është vrarë fiks një vit më parë. Sot më duket se gjendja është krejtësisht normale".
Deri vitin 2014, Lazarati njihej si një nga bazat kryesore të kultivimit të kanabist në vend.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)