Gjirokastër, Gjiknuri: 3.3 mld lekë investime në Ujësjellës, nis shumë shpejt puna

Gjirokastër, Gjiknuri: 3.3 mld lekë investime në Ujësjellës, nis shumë shpejt puna

Ministri Damian Gjiknuri

Gjatë vizitës së realizuar në Qarkun e Gjirokastrës, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, pa nga afër investimet e kryera në dy prej fushave të prekshme që kanë të bëjnë me ujësjellësat dhe rrjetin elektrik.

Në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, qeveria në 4 vitet e fundit ka investuar ose ka në proces investimi projekte që në vlerën totale arrijnë në 3,3 miliard lekë. Në qytetin e Gjirokastrës, ministri Gjiknuri pa rezultatet e fazës së parë të investimit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit.

Sistemi i depove dhe pompat, një investim i qeverisë shqiptare me KfW gjermane. Faza e parë ka përfunduar dhe shumë shpejt pritet të fillojë edhe faza e dytë për të gjithë Bashkinë e Gjirokastrës. Sot që flasim pjesa më e madhe e qytetit ka një furnizim 24 orë me ujë dhe me përfundimin e fazës së dytë të investimit që nis këtë vit, i gjithë qyteti i Gjirokastrës do të ketë furnizim me ujë për 24 orë. Ky nuk është investimi i vetëm në Qarkun e Gjirokastrës. Qeveria do të fillojë shumë shpejt investimin për rrjetin e shpërndarjes së ujësjellësit në qytetin e Tepelenës, në Memaliaj. Po vazhdon investimi shumë i rëndësishëm në Bashkinë e Përmetit, ai në Këlcyrë dhe investime edhe në Dropull.

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ndërkaq, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka investuar në gjithë Qarkun për ndërtim rrjeti shumën prej 1.1. miliard lekësh në vitet e fundit.

Ministri Gjiknuri pa nga afër investimin e kryer për fuqizimin e nënstacionit të ri të Gjirokastrës dhe ndërtimin e fiderave me rrjet 20 kV, 25 kabinave të reja dhe shtrimin e kabllove ABC. Në Përmet dhe Tepelenë gjithashtu ka patur ndëhyrje të rëndësishme në rrjetin elektrik.

Këtu jemi dëshmitarë të vazhdimit të një investimi shumë të rëndësishëm në nënstacionin e Gjirokastrës. Investimet në sektorin elektroenergjetik po vazhdojnë dhe ky është një shembull konkret që janë bërë investime të konsiderueshme për përmirësimin e rrjetit. Nga informacionet e fundit që kam edhe nga administratorët e OSHEE, humbjet në Gjirokastër janë tanimë në nivelet më të ulëta historike, rreth 17%. Kjo ka ardhur kryesisht si rezultatet i mirëmenaxhimit por edhe investimeve të kryera të cilat kanë bërë që të administrohet më mirë energjia e hedhur në rrjet.

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja