GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 25 vjeçar të shpallur në kërkim për grabitjen e një turisteje skoceze dhe plagosje të dy personave në Gjirokastër.
I arrestuari, sipas policisë së Gjiroksatrës është, Lorenc Dida, 25 vjeç, i cili ka vjedhur me dhunë një turiste skoceze në Kalanë e Gjirokastrës në vitin 2011, ndërsa gjatë viteve 2009 dhe 2010, dyshohet se është autori i dy plagosjeve me thikë si dhe autor i dyshuar i dy vjedhjeve me dhunë e armë.
GRABITJA E TURISTES SKOCEZE
Lorenc Dida më datën 19 shtator të 2011-ës, rreth orës 17.00, në një nga ambientet e Kalasë se qytetit Gjirokastër, ka vjedhur me dhunë një turiste nga Skocia. Ai i ka marrë me dhunë një aparat fotografik, një celular, sendet e saj personale dhe një shumë parash.
Sipas policisë së Gjirokastrës, 25-vjeçari dyshohet se është autor i dy plagosjeve me thikë të ndodhura gjatë vitit 2011, si dhe autor i dyshuar i dy vjedhjeve me armë ndodhur gjatë vitit 2009.
Kapja e të dënuarit, u bë gjatë operacionit të koduar “Kalaja”, në vijim të kërkimit të personave që qarkullojnë me armë zjarri.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com