Në këtë godinë të rrënuar e gjysmë të shembur jeton familja Zani. Pjesëtarët e kësaj familje jetojnë çdo ditë me frikën se tavani mund t’iu bjerë mbi kokë. Rreshjet e ditëve të fundit e kanë vështirësuar situatën në këtë shtëpi e cila ndodhet në lagjen “Gërhot”, në hyrjen veriore të qytetit të Gjirokastrës.

Faro Zani kryefamiljari, rrëfen për A1 Report, se pavarësisht se janë 4 familje që i kanë privatiziuar hyrjet në këtë godinë, askush nuk ka investuar për të rregulluar çatinë. Të rrezikuar në çdo kohë, pjestarët e familjes Zani, pohojnë se e kanë të pamundur jetesën në të, pasi pjesa më e madhe e çatisë ka rënë, e gati është dhe pjesa e mbetur.

Sikurse shihet ne këto pamje, lagështia gjendjet në çdo pjesë të banesës, por ky është problem që i shqetëson më pak. Frika nga shembja e godinës është më e madhe. Në shtëpi familjarët nuk mund të ndezin as një dritë, pasi nga lagështia mund të shkaktohet një shkëndijë elektrike e gjithçka përfshihet nga flakët.
Kjo dhomë është degraduar totalisht, sa qëndrimi në të është skarificë. Nevoja për ndërhyrje është emergjente, kështu mund të shmanget edhe ndonjë fatkeqësi. Faro Zani shpreson t’i jepet një zgjidhje sa më parë.

FOTO të tjera
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO të tjeraRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)