GJIROKASTER - Një i ri është mbytur mesditën e së shtunës në lumin Drino në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 teksa ai lahej në lum me shokët e tij. Mësohet se viktima është Embrah Rama, 19 vjec dhe i përket komunitetit rom.

Një banor i zonës tregon momentet kur i riu është mbytur në ujërat e lumit.

“Ishin dy djem kushërinj të tij dhe po laheshin, njëri doli nga frika dhe tha se njëri prej tyre po mbytej”.

Policia e njoftuar nga banorët ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i -19 vjeçarit është nxjerrë nga ujërat e lumit Drino rreth 10: 00 të mbrëmjes nga polumbarët e Reneas.

Ende nuk dihen shkaqet e mbytjes së tij, policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(ad.ti/shqiptarja.com)