Gjirokastër/ I dënuar me 3 vite burg për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Gjirokastër/ I dënuar me 3 vite burg për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Foto Ilustruese

Gjirokastër-Polica në Kakavijë ka arrestuar një 34- vjeçar, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

34- vjeçari me inicialet XH.Z, i shpallur në kërkim ishte dënuar me 3 vite e 3 muaj e 27 ditë burg.

Njoftimi i policisë: 

Policia Kufitare në Kakavijë kapi shtetasin e shpallur në kërkim Xh. Z., 34 vjeç nga Fieri Gjykata e Apelit Vlorë 9 vite me parë, e ka dënuar këtë shtetas me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim. Në vijim të veprimeve shtetasi Xh. Z., iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori', thuhet në njoftimin e policisë. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave

VKM/ Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave