Gjirokastër, i dhunoi vëllain
ish- gruaja kërcënon burrin

Gjirokastër- Një 24- vjeçare ka kërcënuar me thikë ish- bashkëshortin e saj pasi ky i fundit i ka dhunuar vëllai me mjete të forta duke i shkaktuar dëme në fytyrë.

Në pranga ka përfunduar Nevro Dudumi, 24 vjeç dhe ish- bashkëshorti i saj Denis Braja, 25 vjeç të dy banues në Gjirokastër. Ngjara wshtw zhvilluar nw lagjen “Zona Industriale”, ku tw ish- çifti i bashkwshortwve wshtw arrestuar nw flagrancw.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në ngarkim të shtetases Nevro Dudumi për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal dhe shtetasit Denis Braja për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal

Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale "Kanosje", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta".
Në datë 10.11.2017 nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve (ish-bashkëshotë):

Nevro Dudumi, 24 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Denis Braja, 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Në lagjen “Zona Industriale”, shtetasia Nevro Dudumi për motive të dobëta familjare, ka kanosur me armë të ftohtë (thikë) ish-bashkëshortin e saj, shtetasin Denis Braja, i cili u arrestua pasi për motive të dobëta familjare ka goditur me sende të forta shtetasin M.D (vëllai i shtetases Nevro Dudumi), duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe duar, i cili ndodhet në spitalin Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në ngarkim të shtetases Nevro Dudumi për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal dhe shtetasit Denis Braja për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)