Gjirokastër, kapen 1 kg kokainë
në Kakavijë, pranga transportuesit

Gjirokastër, kapen 1 kg kokainë<br />në Kakavijë, pranga transportuesit
GJIROKASTER - Policia Kufitare sekuestron në Kakavijë 1.3 kg Kokainë në një furgon që tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë. Është arrestuar drejtuesi i mjetit Ilir Gjergji nga Ballshi i Fierit. Lajmi u bë i ditur sot nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Policia ka konstatuar lëndën narkotike në njërën nga sediljet e furgonit që drejtohej nga 36 vjeçari Ilir Gjergji. Në vendngjarje ka mbërritur drejtori Rajonal i Kufirit Drejtues Admir Abrija i cili gjendej në festën e 100 vjetorit të policisë.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e drejtuesit të automjetit dhe menjëherë ka njoftuar grupin hetimor. "Në brendësi të sediljes është konstatuar një pako e mbështjellë me letër natriban me peshë 1.3 kilogramë ku brenda kishte pluhur të bardhë të dyshuar si Kokainë", bën të ditur policia e Gjirokastrës.

Personi që transportonte drogën Ilir Gjergji është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër. Sipas policisë, 36 vjeçari e kishte marrë drogën tek një shtetas nga Fieri dhe do ta trafikonte në Athinë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparat celular, lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.(r.d/s.g.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari