Gjirokastër, kapen 145 kg marijuanë
me destinacion Italinë

Gjirokastër, kapen 145 kg marijuanë <br />me destinacion Italinë
GJIROKASTËR – Mbi 145 kg marijuanë janë sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia e Gjirokastrës. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar Italinë. Transportuesi i saj, një i ri nga fshati Lazarat, me inicialet A.S., është shpallur në kërkim, pas braktisjes së automjetit.

Zëdhënësi i Drejtorisë ë Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, bëri të ditur detajet e operacionit të zhvilluar sot në orën 3 të mëngjesit. Pas marrjes së informacionit,në rrugë operative, se një sasi lënde narkotike po transportohej nga Lazarati në drejtim të Gjirokastrës, me një automjet tip “Ford Fiesta”, policia është vënë në ndjekje të automjetit, i cili, pasi ka konstatuar ndjekjen, ka shtuar shpejtësinë duke dalë nga rruga në vendin e quajtur Grihot. Drejtuesi i makinës e ka braktisur atë dhe është larguar me shpejtësi në errësirë dhe nën shiun e rrëmbyer.

Nga mbikqyrja e vendngjarjes, grupi hetimor zbuloi se sediljet e pasme të makinës ishin hequr sëbashku me ndarësen e bagazhit. Në to gjendeshin 29 pako të mbështella me letër natriban në formë katrore e me peshë rreth 5 kg. Mbi disa prej tyre ishte shkruar një gërmë. Në total, sasia e marijuanës së sekuestruar arrinte rreth 145 kg.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të marra më parë si dhe provave të gjetura në vendngjarje, bënë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit. Emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të vazhdimit të hetimit.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'