Gjirokastër, kapen 15 kg kanabis
në pranga drejtuesi i mjetit 

Gjirokastër, kapen 15 kg kanabis<br />në pranga drejtuesi i mjetit 
GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës dhe Sektori Kundër Narkotikëve, në kuadër të operacionit të koduar “Fundjava”, kanë bërë të mundur sekuestrimin e 15 kg kanabis sativa si dhe arrestimin në flagrancë të një personi, në aksin Gjirokastër-Uji i Ftohtë.
 
Droga e sekuestruar u gjet e fshehur brenda automjetit tip Pezho me targa AA 650 GY, ndërsa në pranga ka përfunduar drejtuesi Bardhyl Ivziku, 45 vjeç nga Shkodra.
 
Sipas policisë droga ishte e fshehur në bagazhin e makinës, në vendim e gomës rezervë ndërsa droga ishte e ndarë në 20 pako.

droga gjirokaster
(Në foto: Droga e sekuestruar e ndarë në 20 pako me një peshë prej 15 kg)

Materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedim të mëtejshëm ndaj Ivzikut. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit