Gjirokastër,  kapen 150 kg
drogë e sapo dalë nga Lazarati

Gjirokastër,  kapen 150 kg<br />drogë e sapo dalë nga Lazarati
GJIROKASTER-  Një sasi prej 150 kg mariuanë e sapodalë nga Lazarati u sekuestrua mbrëmjen e djeshme nga policia e Gjirokastrës.


Operacioni u kodua "Rrebeshi", dhe droga u kap në hyrje të Lazaratit, në rrugën Kordhoc-Derviçjan rreth orës 23:40 minuta të së martës (5 nëntor 2013).

Policia kishte pasur informacion të marrë më parë  dhe kanë bërë të mundur të evidentojnë në një rrugë dytësore që zbret nga fshati Lazarat për në rrugën nacionale në drejtim të Dervicjanit automjetin që dyshohej se transportonte lëndën narkotike.

"Në momentin që automjeti ka zbritur në rrugën nacionale Gjirokastër - Dervicjan poshtë fshatit Lazarat në vendin e quajtur Gropa e Gëlqerës, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve menjëherë i kanë bllokuar rrugën dhe i kanë bërë thirrje të ndalojë, por drejtuesi i automjetit ka devijaur nga rruga kryesore duke rrezikuar edhe punonjësit e policisë që i kishin bllokuar rrugën dhe është futur në një rrugë tjetër dytësore që të con për në fshatin Dervicjan, por pasi ka ecur rreth 500 metra ka brakisur mjetin poshtë fshatit Lazarat dhe duke përfituar nga shiu i rrëmbyeshëm , errësira dhe terreni mjaf i vështirë nga shiu ka mundur të largohet. "- informon Genti Mullai, zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës.

Policia thotë se ka identifikuar të riun dhe po punon për arrestimin e tij.

DROGA E SEKUESTRUAR
• Në bagazhin e automjetit tip benz,me targa të huaja fallco STD KM 526 u gjetën 90 pako të mbështjella me letër natriban gjysmat me mbishkrim me boje të zezë dhe gjysmat me bojë të kuqe të mbështjella me letër natriban transparent me peshë që varionin nga 1.1 deri në 1.2 kilogramë secila. 

• Gjatë kontrollit rezultoi se mbi sediljet e pasme u konstatuan katër pako të mëdha të mbështjella me letër natribran me ngjyrë kafe me peshë rreth 10 kilogrmë secila , si dhe 8 pako të vogla me peshë 1.1 kilogramë secila . 

• Gjithsej në automjet u gjetën 98 pako me peshë që varionte nga 1.1 deri në 1.2 kg secila , si dhe 4 pako të mëdha që varionin nga 9 deri në 10 kg secila, gjithësej rreth 150 kilogramë mariuanë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike “. Brenda dy javësh policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 500 kg drogë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim