Gjirokastër, kapen 160 kg
drogë u ble në Lazarat|

Gjirokastër, kapen 160 kg <br />drogë u ble në Lazarat|
GJIROKASTER-  Një sasi prej 160 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë është sekuestruar mrbëmë nga policia e Gjirokastrës. Droga ishte blerë në fshatin Lazarat , dhe për të shmangur Pikën e Kontrollit të Policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë , trafikantët kishin transportuar lëndën narkotike me krahë nëpërmjet pyllit mbi Ujin e Ftohtë Tepelenë dhe më pas e kishin grumbulluar në afërsi të qytetit Memalij për ta transportuar me makinë në drejtim të Fierit. Në prangat e policisë përfunduan 3 persona, ndërsa njëri është shpallur në kërkim

OPERACIONI
Operacioni u kodua “Gllava” pasi në rrugën rurale që të con në këtë fshat policia u vë në ndjekje të dy makinave, njëra prej tyre transportonte lëndën narkotike. Rreth orës 19.30 specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër konstatuan në rrugën nacionale në dalje të qytetit Memaliaj një automjet Audi model A4, me targa AA 128 CG,, si dhe përpara tij ndodhej një tjetër automjet tip Ford Ekskortë, ku transportohej lënda narkotike. Policia është vënë në ndjekje të makinave.
Në vendin e quajtur Ish Agjensia e Luftinjës, Ford Ekskortra është futur në rrugën rurale që të çon në komunën Luftinjë e më pas në Gllavë. Prapa tij ecte Audi.
Policia i ka bërë shenjë të ndalojë drejtuesit të Fordit me targa TP 30 98 B. Ai nuk ka ndaluar por ka shtuar shpejtësinë duke devijuar rrugën që të çon në Gllavë dhe është futur në një rrugë që të çon në kodrat e fshatit Miricë të komunës Luftinjë .
Në këto momente policia ka ndaluar automjetin Audi që drejtohej nga Edmir Maça dhe në të udhëtonte Algert Naçi. Ndërsa disa policë të tjerë janë vënë në ndjekje të Fordit.
DROGA U HODH NE LENDINE
Pas një ore ndjekjeje, mbi fshatin Miricë, policia ka bërë të mundur bllokimin e makinës në një kodër. Është bvërë ndalimi i Vilson Katirai, i cili drejtonte automjetin. Disa metra më tutje në një lëndinë të vogël, në Kodrat e fshatit Miricë është gjetur lënda narkotike e cila ishte hedhur me shpejtësi nga makina. Lënda narkotike është hedhur nga makina nga Dorian Shehu i cili pasi e ka shkarkuar është larguar në drejtim të kodrave.
Droga ishte paketuar në 145 pako të mbështjella me letër natriban me ngjyrë kafe dhe me natriban transparent pasi lloji i paketimit dhe mbishkrimet kishin te modele të ndryshme . Secila pako peshonte nga 1 kilogramë e 100 gramë , gjithësej 160 kilogramë lëndë narkotike e llojit Mariuanë.
3 NË PRANGA, 1 NË KËRKIM
Personat e arrestuar janë Algert Naçi , i datëlindjes 1984, lindur dhe banues në Gjirokastër,  Edmir Maça , i datëlindjes 1981, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjirokastër. Vision Katirai,i datëlindjes 1994, lindur dhe banues në Memaliaj –Tepelenë. Është shpallur në kërkim Dorian Shehu , i datëlindjes 1991, lindur dhe banues në Memaliaj Tepelenë. Të arrestuarit akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese