Gjirokastër, kapen 170 kg
mariuanë në afërsi të Kakavijës

Gjirokastër, kapen 170 kg<br />mariuanë në afërsi të Kakavijës
GJIROKASTER - Rreth 170 kg mariuanë janë kapur gjatë natës në aksin Gjirokastër - Vrisera, pak kilometra larg doganës së Kakavijës. Policia njoftoi sot mbi operacionin e koduar 'Vjeshta' i cili u finalizua me kapjen e një sasie të konsiderueshme droge dhe arrestimin e dy të dyshuarve si trafikantë.

Referuar njoftimit të policisë së qarkut Gjirokastër mësojnë se droga e ardhur nga Lazarati transportohej nga dy persona të cilët me një makinë me targa angleze udhëtonin drejt kufirit. Policia është vënë në ndjekje të makinës së dyshuar dhe pas disa kilometrash transportuesit kanë braktisur mjetin.

Sipas njoftimit të policisë "gjatë kontrollit janë gjetur në automjet 6 çanta shpine me 170 kg mariuanë në total. Është sekuestruar lënda narkotike dhe makina që e transportonte".

Policia ka vazhduar kontrollin në zonë për kapjen e autorëve dhe disa metra larg vendngjarjes janë ndaluar dy persona njëri nga Lazarati dhe tjetri nga qyteti i Gjirokastrës si të dyshuar.

Dy personat e ndaluar janë duke u pyetur në Drejtorinë e Policisë pasi dyshohen si transportuesit e lëndës narkotike që kishte për destinacion shtetin fqinj Greqinë.
/r.d.shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në hyrje të qytetit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në hyrje të qytetit