GJIROKASTER- Plot 190 kilogramë Kanabis Sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa në pranga ka përfunduar Rigels Daci. Operacioni i koduar “Zinxhiri” është kryer nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe është kryer në vendin e quajtur Ura e Kordhocës.
Lënda narkotike u kap në makinën tip "Golf" me targa AA 308 ET. Sipas policisë së Gjirokastrës droga ishte ndarë në 98 pako dhe ishte blerë në Lazarat.
Nga hetimet e para mësohet se destinacioni i drogës ishte Italia.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO