Gjirokastër, kapen 196 kg
mariuanë, në kërkim lazaratasi

Gjirokastër, kapen 196 kg <br />mariuanë, në kërkim lazaratasi
GJIROKASTER- Një sasi prej 196 kg drogë e llojit maruianë u sekuestrua mesnatëne së premtes nga sektori kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër

MAKINA U FIK PASI U MBUSH ME UJE

Droga sekuestrua rreth orës 00: 20 në një automjet tip Reno pa targa me xhama të zinj e cila udhëtonte në aksin rrugor Kordhocë- Gjirokastër. Policia është vënë në ndjekje të makinës që udhëtonte me shpejtësi. Drejtuesi i automjetit sapo ka parë që ndiqej nga policia ka shtuar shpejtësinë por në afërsi të vendit të quajtur NSHN, automjeti është fikur, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të cilat kishin mbushur rrugët me ujë. Kjo ka bërë që uji të hynte në makinë dhe të fikej motori.

LAZARATASI NE KERKIM

Sipas policisë personi i cili transportonte drogën ishte nga fshati Lazarat.Drejtuesi i mjetit, braktisi automjetin dhe u largua me shpjetësi në drejtim të shtratit të lumit Drino duke përfituar nga errësira dhe shiu shumë i rrëmbyeshëm.
Në ndjekje të drejtuesit të automjetit janë vënë Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër por kapja e tij ka qenë e pa mundur pasi shiu i rrëmbyeshëm, tereni mjaft i veshtire dhe erresira ka bërë që autori të largohej.

DROGA NE BAGAZH
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku nga kqyrja që iu bë automjetit tip Reno pa targa dhe me xhama të lyer me bojë të zezë rezultoi se drejtuesi i automjetit i kishte hequr sediljet e pasme si dhe ndarjen midis bagazhit dhe sediljeve te pasme . Në bagazh dhe në pjesën ku vendoset sedilja e pasme u gjetën 32 pako të mëdha me peshë 5.2 kilogramë secila dhe 25 pako me peshë 1.2 kilogramë secila . Pakot ishin të mbështjella me letër natriban , ku çdo pako kishte nga një + të shkruar me bojë të verdhë, gjithësej 196.4 kg Mariuanë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari