Gjirokastër, kapen 2 kg droge
do shitej në lokalet e Fierit

Gjirokastër, kapen 2 kg droge<br />do shitej në lokalet e Fierit
GJIROKASTER- Një sasi prej 2 kg mariuanë është sekuestruar pasditen e djeshme nga strukturat e policisë së qarkut Gjirokastër.

Droga është gjetur dje rreth orës 17: 30 minuta në automjetin Minibuz që punon në linjën Tiranë- Gjirokastër. Lënda narkotike, e paketuar dhe në qese plastike, ishte fshehur në bagazhin e automjetit që po udhëtonte drejt Tiranës. Një postbllok i ngritur nga policia në vendin e quajtur Subash, të aksit Gjirokastër- Tepelenë ushtroi kontroll në minibuz.

Droga ishte paketuar në dy pako në formë cilindrike me peshë 1 kg secila. “Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe proceduriale rezultoi se qesja e plasmasit së bashku me lëndën narkotike i përkiste shtetasit Neron Beluli i cili kishte hipur si pasagjer në vendin e quajtur Ura e Lumit Gjirokastër .”- bën të ditur policia e Gjirokastrës.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga informacionet e marra në rrugë operative rezultoi se ky shtetas e kishte marrë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta shiste në sasi të vogla në lokale nate në Fier.

Policia bëri arrestimin në flagrancë të Neron Belulit, 21 vjeç lindur dhe banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
sg/shqiptarja

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave

Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave