Gjirokastër, kapen 20 kg kanabis
pranga 1 personi, në kërkim 1 tjetë

Gjirokastër, kapen 20 kg kanabis<br />pranga 1 personi, në kërkim 1 tjetë
TIRANE - Policia e Gjirokastrës, ka bërë të mundur sekuestrimin e 20 kg kanabis sativa, mbrëmjen e djeshme rreth orës 00:20  në zonën e Ujit të Ftohtë, si dhe ka arrestuar edhe një nga transportuesit e saj ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Kështu në pranga të policisë ka rënë shtetasi Leonidha Gjini, 31 vjeç.

Mësohet se droga e sekuestruar ishte e ndarë në 16 pako dhe ndodhej e fshehur në bagazhin e automjetit tip BMW Kabriole me targa AA 188 GZ nën drejtimin e Gjinit.

Sipas policisë bashkë me drjetuesin në automjet ndodhej edhe një person tjetër i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka të bërë të mundur identifikimin e tij, i cili nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa është shpallur në kërkim. Nga hetimet paraprake mësohet se lënda narkotike vinte nga Lazarati.

droga gjirokaster
(Në foto: Droga e sekuestruar e fshehur brenda automjetit)  Foto të tjera

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e saj. Ndërkohë materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim