GJIROKASTRA- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar  një sasi droge Lazarati sot në orët e mëngjesit.
 
Nga Gjirokastra bëhet e ditur se janë kapur 30 kg marijuanë Lazarati e fshehur në makinën tip ‘Citroen’ me targa AA 594 IH në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
 
Sipas informacioneve, droga ishte ndarë në 23 pako dhe ishte fshehur në shasinë e mjetit.
 
Ndërkohë që policia ka bërë arrestimin edhe të poseduesit të drogës.  Ai është Ndue Marku nga Mirdita.

Gjirokaster droge

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)