Gjirokastër, kapen 321 kg drogë
trafikantët çajnë postobllokun

Gjirokastër, kapen 321 kg drogë <br />trafikantët çajnë postobllokun
GJIROKASTER - Një sasi prej 321 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si marijuanë u sekuestrua në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Akulli” dhe janë shpallur në kërkim 3 poseduesit e drogës, të cilët janë nga fshati Lazarat.

Operacioni u krye nga sektori kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, të cilët sqarojnë se gjatë ndjekjes së transportuesve të drogës u bllokua një makinë tip “Range Rover” me targë TR 0962, i cili drejtohej nga një i ri nga Lazarati.

Fillimisht policia i është vënë në ndjekje në distancë duke i mbajtur nën vëzhgim 3 automjetet. Drejtuesi i automjetit tip "Range Rover" kur është afruar postobllokut të policisë në zonën e "Ujit të ftohtë", së bashku me dy mjetet shoqëruese nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por ka çarë postobllokun duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Makinat kanë marrë zvarrë shenjat dalluese të postobllokut dhe disa pengesa të tjera që ishin vendosur në rrugë me qëllim bllokimin e tyre dhe më pas janë larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të Tepelenës .

Shoferi i mjetit me drogë ka braktisur makinën në fushat e fshatit Luzat dhe është larguar, pasi është hedhur në lumin Vjosë, me not ka kaluar në anën tjetër të lumit.

Dy makinat e tjera shoqëruese kanë vijuar lëvizjen me shpejtësi të madhe në aksin rrugor në drejtim të Tepelenës, ku në dalje të qytetit njëra prej makinave është braktisur, konkretisht një automjet tip benz me targa greke fallco.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Gjirokastrës drejtuesi i automjetit është larguar me automjetin e dytë shoqërues dhe po vijon kontrolli, ku janë ngritur shumë postoblloqe policie në të gjithë aksin duke bashkëpunuar edhe me policinë e Fierit dhe Vlorës, për të bërë të mundur kapjen e automjetit të dytë shoqërues.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip "Range Rover" rezultoi se automjeti ishte pa sedilje të pasme, ku në dysheme e në bagazh kishte 292 pako të mbështjella me natriban transparent me peshë 1.1 kilogramë secila të mbushura me lëndë narkotike, gjithsej 321.2 kilogramë Mariuanë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë e mundur dokumentimi me prova ligjore i këtij trafiku, ku të tre drejtuesit e automjeteve janë nga fshati Lazarat dhe janë shpallur në kërkim policor dhe për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

Operacioni antidrogë i koduar "Akulli" u drejtua nga drejtori i policisë së qarkut Gjirokastër Ajet Ibro dhe Shefi i Sektorit Kundër Narkotikëve kryekomisar Hektor Qeleposhi.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ 68 vjeçari u gjet i vrarë, autorët e grabitën dhe goditën me sende të forta, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja në banesën e të moshuarit

Vlorë/ 68 vjeçari u gjet i vrarë, autorët e grabitën dhe goditën me sende të forta, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja në banesën e të moshuarit