Gjirokastër, kapen 350 kg drogë
Lazarati, me destinacion Italinë

Gjirokastër, kapen 350 kg drogë<br />Lazarati, me destinacion Italinë
GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 350 kg kanabis sativa mëngjesin e sotëm, në aksin Girokastër-Golem, ndërsa janë shpallur në kërkim dy transportuesit e saj. Mësohet se droga u gjet e fshehur në automjetin tip Volkswagen Touareg me targa AA 724 AY, e ndarë në 300 pako.

Sipas policisë transportuesit e lëndës narkotike, me inicialet D.R. dhe A.S, kanë braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes pasi kanë përfituar nga errësira. Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se droga ishte blerë në Lazarat dhe dyshohet se kishte si destinacion Italinë.

Ndërkaq policia po punon për kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet e sekuestruara i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.

droga gjirokaster me logo
(Në foto: Droga e kapur në aksin Girokastër-Golem) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë