Gjirokastër, kapen 450 kg drogë
në pranga 2 persona,2 në kërkim

Gjirokastër, kapen 450 kg drogë<br />në pranga 2 persona,2 në kërkim
GJIROKASTËR-Arrestohen dy persona ndërsa dy të tjerë janë akoma në kërkim si dhe sekuestrohen 450 kg drogë gjatë operacionit të policisë të koduar me emrin “Range”. Në qytetin e Gjirokastrës, mesnatën e 2 marsit,  janë kapur Mirjan Muhmetaj nga Vlora dhe shtetasja G. Fezaj ndërsa janë në kërkim dhe dy persona të tjerë me inicialet L.T e O.D .Operacioni është zhvilluar në mesnatë, në aksin rrugor Gjirokastër-Subash.
 
Gjatë ndjekjes makinat kanë devijuar nga aksi rrugor dhe janë fshehur në një përrua midis fshatit Anson Poc e fshatit Palokastër, por drejtuesi i automjetit Range Rover ku ishte dhe lënda narkotike,  është kapur. Në vendngjarje u gjetën 201 pako me peshë që varionte nga 2.2 deri në 2.3 kilogramë  secila pako gjithsej rreth 450 kilogramë Marijuanë.
 
Policia bëri të mundur sekuestrimin e makinës Range Rover, gjithashtu edhe një mjet i dytë i tipit Mercedez Benz i cili ishte në rolin e shoqëruesit të makinës ku tranportohej droga. 

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë