Në një deklaratë për shtyp, policia njofton se autorët po e transportonin drogën me një automjet nga Lazarati në drejtim të Tepelenës, për të shmangur postobllokun e policisë ngritur në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë.
Sipas policisë, specialistët e sektorit kundër narkotikëve pasi pikasën ngarkesën e dyshuar u kërkuan autorëve të ndalojnë, por këta të fundit braktisën çantat dhe u larguan me shpejtësi duke përfituar nga moti i keq, si dhe terreni i vështirë.
Policia e Gjirokastrës bën me dije se shtetasit që po transportonin drogën janë nga Shqipëria e mesme, por ende nuk janë identifikuar.
Ata u shpallën në këkrim dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij trafiku.
(s.f/shqiptarja.com)