Lënda narkotike u bllokuan në rrugën kombëtare Jorgucat-Sarandë, pranë fshatin Muzinë, rreth 30 km larg Gjirokastrës. Policia tha se lënda narkotike e ndarë në 24 pako, në tre çanta dhe pesha të ndryshme, po transportohej në një automjet.
Të njëjtat burime nënvizuan se katër transportues, që të gjithë nga Lazarati, u larguan nga vendngjarja, duke shfrytëzuar pyllëzimin dhe errësirën.“Katër personat, emrat e të cilëve për arsye hetimi nuk bëhen të ditur, janë shpallur në kërkim”, specifikon policia lokale, duke shtuar se lënda narkotike vinte nga Lazaratit dhe kishte destinacion Greqinë.
Gjatë dhjetë ditëve të fundit, policia e Gjirokastrës kanë bllokuar në katër aksione të ndryshme rreth 350 kg marihuanë, ndërsa ka ndaluar një person dhe ka shpallur në kërkim 8 të tjerë