GJIROKASTER- 76 klandestinë sirianë janë kapur sot nga policia kufitare e Gjirokastrës. Vendi i tyre prej dy vitesh është në luftë civile, ndërsa arratia nga atdheu është ndër të paktat mënyra për të mbijetuar.
Përpjekja e tyre në shumicën e rasteve shkon dëm, teksa bien pre e trafikantëve të qenieve njerëzore, të cilët i braktisin ose nuk i çojnë në destinacionin e duhur asnjëherë dhe më pas përfundojnë në komisariatet e policisë së vendeve të ndryshme.
Personazhet e kësaj historie janë emigrantët sirianë, për të cilët çdo ditë dëgjojmë në media, se po ndalohen nga policia shqiptare, teksa hyjnë në vendin tonë në përpjekje për të shkuar drejt vendeve të bashkimit Europian.
Historia vijon të përsëritet teksa vetëm mbrëmjen e djeshme u ndaluan 76 klandestinë nga policia kufitare e Gjirokastrës.
Mes të ndaluarve ishin 9 gra dhe 7 fëmije të cilët menjëherë pas ndalimit u paraqitën në spitalin e Gjirokastrës pas problemeve gastrointestinale, që vinin si pasojë e kequshqyerjes dhe lodhjes.
Klandestinët janë kapur në vendin e quajtur “Mulliri” në fshatin Glinë përgjatë rrugës kryesore, dhe më pas janë nisur drejt komisariatit të Gjirokastrës,
Pas rishqyrtimit të dokumenteve klandestinët pritet të rikthehen drejt kufirit grek e më pas drejt atdheut të tyre, i cili vijon të jetë në gjendje lufte.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO