Gjirokastër, kapen dy mushka me
60 kg marijuanë, ikin autorët

Gjirokastër, kapen dy mushka me <br />60 kg marijuanë, ikin autorët
GJIROKASTER – Një sasi prej 60.5 kilogramë marijuanë është sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm e cila transportohej me mushka nga kodrat e fshatit Hormovë në drejtim të Lekëlit me qëllim për të shmangur postobllokun e policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë .

Operacioni është zhvilluar nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, të cilët përmes informacionit në rrugë operative, konstatuan dy persona me dy mushka që transportonin dy çanta të mbushura me lëndë narkotike, ku u gjetën 55 pako me 1.1 kg secila.

Policia bën të ditur gjithashtu se dy shtetasit nga Tepelena janë shpallur në kërkim dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Në cilësinë e porvës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, disa sende personale të shtetasëve të dyshuar, B.A dhe R.GJ, nga Tepelena, dy kafshë dore mushka dhe prova te tjera materiale që shërbejnë për dokumentimin me prova ligjore të autorëve të këtij trafiku.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari