GJIROKASTËR – Në mesnatë, policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 70 kg marijuanë në fshatin Hormovë. Lënda narkotike transportohej me çanta nga tre të rinj nga Tepelena. Ata, pasi kanë konstatuar forcat e policisë, kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar me shpejtësi duke u hedhur në lumin Drino.
Megjithatë, policia ka identifikuar drejtuesit e automjetit, që e kishte sjellë drogën nga Lazarati në Hormovë si dhe dy të rinjtë, që e kishin marrë atë dhe po e vazhdonin transportin me krahë. Droga kishte destinacion përfundimtar Italinë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com