GJIROKASTER- Rreth 150 kilogramë drogë është sekuestruar pas mesnate në Gjirokastër, ndërsa është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit. Droga është gjetur në një makinë tip “Benz” në aksin Gjirokastër-Tepelenë, gjatë realizimit të operacionit “Pacarela” nga Sektori Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Makina me targa false drejtohen nga shtetasi me iniciale S.K nga Fieri, i cilë sapo vuri re praninë e policisë, devijoi mjetin nga rruga kryesore duke u drejtuar për në fshatin Hormovë.
Duke përfituar nga errësira, shtetasi S.K braktisi mjetin dhe drogën e llojit Mariuanë të blerë në fshatin Lazarat, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 120 pako, dhe ishte fshehur në bagazh dhe në sediljet e mjetit.
Ndërkaq materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com