Gjirokastër, kapet 7.8 kg drogë, ishte
fshehur në tualetin e autobusit grek
FOTO/Droga në autobusin Sarandë-Athinë

Gjirokastër, kapet 7.8 kg drogë, ishte<br />fshehur në tualetin e autobusit grek<br />FOTO/Droga në autobusin Sarandë-Athinë
GJIROKASTËR - Policia kufitare e Kakavijes ka sekuestruar një sasi prej 7.8 kilogramë marijaunë në autobusin e linjës Sarandë - Athinë mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.

Lënda narkotike ishtevfshehur në tualetin e autobusit me targa AA 330 AL që drejtohej nga shtetasi Blenart Vata.

Në tualet ndodhej një bidon plastik 20 litra dhe droga ishte fshehur në pjesën fundore të tij e ngjitur me silikon.

Pasi u hoq pjesa e ngjitur me silikon, u konstatuan 7 pako të mbështjella me letër natriban, pesha e së cilës ishte 7.8 kg.

droge
(Foto: Droga e fshehur në tualetin e autobusit) Foto të tjera

Policia e Gjirokastrës arrestohej drejtuesin e mjetit dhe sekuestroi lëndën narkotike.

Sipas policisë, destinacion i lëndës narkotike ishte Athina. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit