Gjirokastër, kapet artizani i
eksplozivëve me telekomandë

Gjirokastër, kapet artizani i <br />eksplozivëve me telekomandë
GJIROKASTER- Hetimet për vënien e eksplozivit makinës së Rudin Haxhia, pronar i një diskoje në Viro të Gjirokastrës zbuluan një artizan i cili përgatiste mjete plasëse në mënyrë artizanale me komandim në distancë (telefon apo telekomandë) .

Sami Mana dyshohet se është një nga bashkëautorët e e vendosjes së eksplozivit në makinën e Rudin Haxhiut mbrëmjen e datës 4 prill 2013. 

Nga kontrolli në lokalin e tij “Club Sport 30” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 granata dore mësymëse, 180 fishekë model 56, tre kapsolla elektrike, dy topa me fitli zjarrpërcjellës, si dhe një kilogramë lëndë narkotike mariuanë.

SI U KAP ARTIZANI I EKSPLOZIVE ME TELEKOMANDE

Hetimet nisën pas shpërthimit mbrëmjen e 4 prillit, kur Rudin Haxhisë i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive dhe ka shpërthyer në ecje e sipër. Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale dhe asnjë lëndim të drejtuesit të automjetit dhe dy shtetasve që udhëtonin me të në automjet.

Në hetim u përfshinë dhe një grup ekspertësh të drejtorisë së Policisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilët siguruan provat ligjore për përcaktimin e llojit të eksplozivit.

Në rrugë operative policia mori informacione për Sami Mana, dhe pas kontrollit në banesë dhe në lokalin “Club Sport 30” që kishte marrë me qera si dhe në dyqanin e celularëve u gjet eksplozivi.
” Në lokalin “ Club Sport 30” u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 17 granata dore mësymëse, tre kapsolla elektrike së bashku me përcjellësat elektrike që shërbejnë për shperthime të eksplozivit, 180 fishekë model 56 , dy topa fitil zjarrpërcellës. Nga kontrolli i ushtruar ne dyqanin e tij të servisit të celularëve në një dollap druri u gjet një pako e mbështjellë me letër natriban ku brenda saj kishte lëndë narkotike rreth 1 kilogramë Mariuanë. “- informon zëdhënësi i policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai.

Sipas policisë në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e vendosjes së ekspolzivit në makinën e shtetasit Rudin Haxhia.
Sazan Mana akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, vepra këto të parashikuara nga nenet 278 e 283 të kodit penal.

Hetimet u kryen nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Tepelenë të drejtuara nga Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër Drejtues i Parë Ajet Ibro dhe Zvdrejtori Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Drejtues Ndue Doçi.


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari