Gjirokastër/ Sherr në familje, 29-vjeçari plagos nënën me gërshërë e më pas policin me thikë

GJIROKASTËR- Një sherr në familje mbrëmjen e sotme përfundoi me plagosjen e efektivit të Shqiponjave Edmond Late. Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:05 në lagjen 11 Janari të qytetit të Gjirokastrës ku 29-vjeçari Gazegran Ahmetaj me probleme të shëndetit mendor, fillimisht është grindur me të atin e tij Pëllumbin dhe me të ëmën për motive banale e më pas në sherr e sipër ka goditur me gërshërë në fytyrë mamanë 59 vjeç.

Në të tilla kushte babai i autorit ka njoftuar policinë. Në vendngjarje shkuan Forcat Shqiponja të cilat u përballen me agresorin i cili iu kërkonte të mos hynin brenda por efektivët kanë hyrë në banesë e më pas Edmond Late, efektivi 30 vjeçar është goditur me thikë në kraharor nga 29 vjeçari .E ëma e 29 vjeçarit ndodhet në urgjencë ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa efektivi i policisë në renimacion dhe sipas burimeve jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie dhe strukturat më të larta të policisë vendore janë në spital në pritje të daljes nga salla të efektivit Late. Agresori sipas familjarëve, pas studimeve ka pësuar kriza të rënda nervore dhe shpeshherë grindjet me nënën dhe babanë. 29 vjeçari është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fuati: 24/06/2020 22:49

    Maloke hesapi

    Përgjigju
    • @fuati: 25/06/2020 09:47

      Clidhje ka "malokeria" ktu? Njerz te semur mendor ke ne cdo cep te botes madje mund te jesh dhe ti me ket koment qe ke bo pa pik lidhje.! Eshte ndryshe situata kur personi nuk eshte i smur mendor jom dakort

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë