Gjirokastër, kërkohet anulimi i 
Bypass-it: Cenon vlerat e qytetit

Gjirokastër, kërkohet anulimi i <br />Bypass-it: Cenon vlerat e qytetit
Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, organizoi takimin me Ministrinë e Kulturës në ambientet e Akademisë së Shkencave, lidhur me shqetësimin e projektit të ndërtimit të Bypass-it të qytetit. 

Nga takimi në Akademinë e Shkencave - Tiranë, me Ministren e Kulturës Kumbaro doli qartë se “Bypass i Qytetit të Gjirokastrës”, i planifikuar dhe i miratuar për t’u ndërtuar në Qendrën Historike të Gjirokastrës, përbën një ndërhyrje që cënon rëndë vlerat për të cilat qyteti i Gjirokastrës është shpallur pasuri e Trashëgimisë Botërore të Njerëzimit.

Pjestarët e Forumit të Mbrojtjes së Vlerave të Gjirokastrës me mbështetjen totale edhe të shumë profesionistëve të fushës i qëndrojnë me bindje relacionit të dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare dhe kërkuan me këmbëngulje Anulimin e Vendimit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit (Nr. 223 të datës 13 shtator 2016) për ndërtimin e “Bypass i Qytetit të Gjirokastrës”.

Nëqoftëse ky vendim nuk do të anulohet përgjegjësia nuk është vetëm e Këshillit Kombëtar të Restaurimit, por rëndon direkt mbi Ministren e Kulturës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë