Gjirokastër, kryetari i FRPD: Rama
'non gratta', të hënën mosbindje

Gjirokastër, kryetari i FRPD: Rama<br />'non gratta', të hënën mosbindje
Të rinjtë e PD në Gjirokastër, e kanë shpallur “person non gratta” kryeministrin Edi Rama pas vizitës që ai ndërmori ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës.
 
Rama ka qenë sot në qytetin e gurtë, ku ka marrë pjesë në një takim me të rinjtë e FRESSH që votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vit.
 
Në një dalje për mediat, kreu i FRPD Gjirokastër Artan Aliko, ka renditur arsyet përse gjirokastritët, duhet t’a shpallin person të padëshirueshëm kryeministrin aktual pasi ai është ideator dhe zbatues i masakrave urbane që po ndërmerr qeveria e tij në Gjirokastër.
 
Njëkohësisht Aliko, u ka bërë thirrje gjirokastritëve, që t’i bashkohen thirrjes së opozitës shqiptare për mosbindjen civile e cila do të fillojë në orën 11:00 të ditës së hënë, si një element që është i vetmi instrument, për të kundërshtuar këtë qeveri e cila u ka krijuar probleme qytetarëve shqiptarë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon