Në lagjen Gerhot 27- vjeçare në rrethin e Gjirokastrës, ka vite që nuk është vënë dorë për të sistemuar rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza, të cilat derdhen në rrugë dhe bëhën burim sëmundjesh e infeksionesh te ndryshme. E si pasojë fëmijët dhe banorët mund të preken nga këto infeksione të ndryshme.
Megjithëse ka pasur zëra dhe protesta nga ana e banorëve për ngritjen e këtij shqetësimi, përsëri nga ana e shtetit shqiptar ende nuk është bërë gjë. Bashkia ka një plan konkret urbanizmi për lagjen Gerhot, por kjo ka ngelur në kuadrin e letrave, sepse asgjë konkrete nuk është bërë akoma.
Personat që janë prekur nga hepatiti, shumica vijnë nga kjo lagje. Në mungesë të kanalizimeve janë shfaqur këto sëmundje. Banorët shprehen tepër të shqetësuar duke thënë se ata janë harruar nga shteti dhe se çdo investim i bërë aty, ka ardhur nga vetë banorët e lagjes.
Në këtë lagje banojmë 400 familje, jemi të harruar nga organet lokale, këtu mungon infrastruktura, plehrat janë në rrugë, po ashtu edhe rrugët janë komplet në errësirë gjatë darkës. Ne nuk kërkojmë diçka tjetër vetëm atë që na takon. Investimet private janë të bëra të tëra nga xhepi jonë. Nuk është bërë asnjë investim, të ishte vënë një kazan plehrash, një dritë në rrugë, ose të shtrohej një rrugë. E vërteta e sëmundjes së hepatitit, është se ujërat e zeza kalojnë në rrugë, dhe normalisht banorët janë ata që preken.
Banorët e lagjes Gerhot