Gjirokastër, lagjja "Zinxhira" pa
infrastrukturë, banorët apel bashkisë

Gjirokastër, lagjja infrastrukturë, banorët apel bashkisë">
GJIROKASTËR  - Lagjja Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës ndonëse prej vitesh njeh rritje demografike, vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë. Banorët i bëjnë apel bashkisë të kthejë sytë dhe nga kjo zonë e cila bën pjesë brenda vijës së verdhë të qytetit.

Lagje Zinxhira, shtrihet në pjesën jugore të Gjirokastrës në kufi me fshatin Lazarat. Problemet me infrastrukturën, kanë shoqëruar këtë zonë të pazhvilluar të qytetit duke reflektuar edhe te çmimi i ulët i banesave në shitje apo blerje.

Ndonëse bashkia e qytetit përgjatë viteve të fundit ka ndërmarrë disa investime, ato nuk kanë qenë bazike që t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, por thjesht sipërfaqësore.

Banorët nga ana e tyre, shprehen të revoltuar për gjendjen në të cilën jetojnë dhe vec kësaj i bëjnë apel bashkisë që të mos të tregohet indiferente karshi problemeve që ata kanë ngritur me kohë, por që nuk kanë gjetur zgjidhje.

Prej 24 vitesh, kjo lagje, ka pësuar rritje demografike kjo dhe falë përqëndrimit në të, të komunitetit rom.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD, faturinoja e revoltuar nga bllokimi i rrugës: Jemi transport publik, në autobus ndodhen gra shtatzënë

Protesta e PD, faturinoja e revoltuar nga bllokimi i rrugës: Jemi transport publik, në autobus ndodhen gra shtatzënë