Liqeni i ViroitGjirokastër ka arritur nivel kritik për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Për shkak të prurjeve të larta, ekziston rreziku që liqeni të dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth.

Ndërkohë, si pasojë e intensitetit të reshjeve, rrezikohet edhe përmbytja e aksit rrugor Gjirokastër–Tepelenë.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:51
Reshjet e shiut/ Uji ‘pushton’ rrugën në terminalin e autobusëve në Bulqizë (VIDEO)

 

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe gjatë orëve të natë kanë sjellë problematika në disa rrugë.

Një prej tyre është edhe një pjesë e segmenti rrugor para terminalit të autobusëve në Bulqizë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv kjo pjesë rruge është nën ‘pushtetin’ e ujit.