GJIROKASTER-Një aksident tragjik që i ka marrë jetën 2 personave ndërsa një tjetër është plagosur është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër.

Makina ka tip Ford, me targa AA 928 MD, ka dale nga rruga dhe ka përfunduar në kanal duke i marrë jetën drejtuesit Aleksander Novi rreth 30 vjeç dhe pasagjerit Gazmir Shehu të dy banues banues në Plesat.

Ndërsa pasagjeri L.Muhameti, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Ngjarja e rëndë ka nodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije në vendin e quajtur Grapsh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

[gallery]21206[/gallery]

makina
  (Foto e makinës ku humbën jetën 2 persona) 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com