GJIROKASTËR- Një automjet ka përplasur një kalimtare në lagjen '18 Shtatori', e cila është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal 'Omer Nishani'.
Sipas gazetarit të Report Tv në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e shoferit që përplasi kalimtaren me iniciale R.K., e cila po kalonte rrugën kur u aksidentua nga një automjet.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.