Lënda narkotike është gjetur në vendin e quajtur “Kunupicë-Pesjakë”, në Gjirokastër, në stanin e shtetasit Hysen Brahimi pas një kontrolli të imtësishëm nga policia.
Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në stan 28 thasë plastikë me ngjyrë të zezë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një armë zjarri model 56, si dhe një krehër me 25 fishekë.
Pesha totale e lëndës ishte 281 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi: Hysen Brahimi, 60 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal.
[gallery]25206[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO







