Po shkonin në ceremoninë e Kaçifasit në Bularat me armë në makinë, ndalohet deputeti dhe polici grek

SARANDË- Një polic dhe një deputet grek janë shoqëruar në Komisariat pasi teksa po shkonin në ceremoninë e të 40-ave për Kaçifasin , nw Bularat,u ndaluan me një armë në makinën e tyre. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për deputetin e pavarur Nikolas Nikola dhe policin Marios Gogolos.

Policit 35-vjeçar, banues në Igumenicë të Greqisë, i është sekuestruar një pistoletë me 6 fishekë, të cilën nuk e kishte deklaruar në doganë dhe për këtë arsye është arrestuar. Ndërsa deputeti grek u shoqërua në polici dhe më pas u la i lirë. 

Një tjetër polic u ndalua dhe u shpall “non-grata” në ditën e varrimit të Kaçifas. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ishte polic i burgu në Greqi dhe në momentin e ndalimit iu arrestua edhe një maskë-kapuç.

Ditën e sotme në Bularat të Gjirokastrës është zhvilluar ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas. Në nder të tij për të kryer homazhe në varreza dhe në meshë kanë shkuar banorë të fshatit, nacionalistë të ardhur nga Greqia, Vangjel Dule dhe Spiro Ksera. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë

Policia arreston në flagrancë një shtetas grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit “pistoletë” me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/12/2018 16:34

    Te thirret urgjentisht ambasadorja greke dhe te japi llogari! Bravo policisë dhe shtetit shqiptar, bravo!

    Përgjigju
  • populli: 08/12/2018 15:39

    shteti te zbatoje ligjin

    Përgjigju
  • Proka: 08/12/2018 14:56

    Futjani armen ne bi....the kriminelit greke. Mallaga gerata jane greket,i njof une me decenie. Do lajmerohem vullnetare te sherbej ne zonen me greqine,pa pagese vetem per ti sherbyer Atdheut tim dhe per tju treguar grekeve se kjo toke eshte ILIRO PELLAZGE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë