Breshëri mbi policinë, terrorizoi Gjirokastrën, RENEA vret ushtarin ekstremist grek (Zhvillimet)

GJIROKASTËR-RENEA ekzekuton me armë gjatë shkëmbimit të zjarrit ekstremistin grek Konstantinos Kacifa. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta kur u rrethua nga RENEA dhe terrorizoi qytetin e Gjirokastrës për 5 orë nga momenti i parë që hapi zjarr paraditen e sotme. 

35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks. 

Pas vrasjes atij iu sekuestruan një kallashnikov, dy karikatorë, një çantë me fishekë luftarakë, 31 gëzhoja, ndërsa në banesë uniforma ushtarake. Konstantinos Kacifa minoritar me origjinë nga Bularati ka hyrë në Shqipëri në datë 2 tetor, ndërsa në ditët e fundit kishte vendosur disa flamuj grek në fshat.

Ai kishte paralajmëruar në Facebook, sulmin ndaj Policisë pasi bënte thirrje kundër shqiptarëve. Gazetari i Report Tv, Piro Nase thotë se fjalët e fundit të grekut, para se të vritej nga RENEA kanë qenë; Rroftë Greqia, rroftë helenizmi.

Aksioni i RENEA-s për kapjen e Konstantinos Kacifa

Kronologjia e ngjarjes
Rreth orës 10:00 të ditës së sotme në fshatin Bularat në njësinë administrative Dropull në Gjirokastër pak minuta para nisjes së ceremonisë përkujtimore të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke, ekstremisti grek qëlloi me breshëri duke harxhuar një karikator kallashnikovi drejt policisë dhe 4 plumba kanë kapur makinën, por fatmirësisht efektivët që ishin të shpëtuan pa u lënduar.

Menjëherë pas këtij episodi dhjetëra forca RENEA, të ndihmuar nga dy helikopterë dhe një dron kanë nisur operacionin për kapjen e tij. Operacioni zgjati për afro 6 orë, ndërsa 35 vjeçari grek nuk ka pranuar të dorëzohet por ka hapur sërish zjarr ndaj policisë, duke rrezikuar si banorët e zonës por edhe efektivët e policisë. Ekstremisti grek u ka kërkuar bashkëfshatarëve që qëndronin në lokal që të largoheshin pasi aty do të kishte përplasje me armë, çka nënkupton që ky sulm ka qenë i paralajmëruar nga ana e të riut.

Sipas po të njëjtave dëshmive, Konstatinos Kacifas kishte vendosur flamuj grek në të gjitha shtyllat e fshatit, për të festuar “JO”-në festën kombëtare të Greqisë dhe ditën e sotme, me veshje ushtarake ishte ulur në këtë lokal për të vënë në zbatim edhe planin e tij. Ai rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 2 tetor nga pika kufitare e Kakavijës dhe prej asaj dite, dyshohet se ka thurur planin e vënë në zbatim pikërisht sot, në ditën e festës kombëtare të Greqisë.

Në momentin e ngjarjes, 35 vjeçari ka qenë me veshje ushtarake, ndërsa kapelja kishte simbolet e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore. Ushtari grek në një prej fotove duket edhe me disa të rinj të tjerë të armatosur me veshje ushtarake. Konstatinos Kacifas kishe prirje të theksuara ekstremiste. Në rrjetin social Facebook, ai shpesh publikonte foto me flamurin e Vorio Epirit dhe bënte thirrje ekstremiste. Të shumtat e fotove që ai postonte në facebook ishin me veshje ushtarake greke dhe në krah mbante flamurin e Greqisë.

Në një tjetër status në facebook Konstatinos Kacifas shkuran:
“Rama dhe Tsipras nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Të jeni të sigurtë. Rinia e Vorio-Epirit nuk do të qendrojë duarkryq. Të gjithë grekët që jetojnë në Vorio-Epir, më 28 tetor duhet të japin një mesazh në një drejtim: Grek (Greqi) ose vdekje”.

Në një status tjetër ai thoshte: “Në detyrimin për të nderuar në 28 tetor të gjithë ushtarët tanë, në memorialin e Bularatit. Për memorien e të gjithë kombit grek, për lirinë që ata na dhanë, që i gjithë kombi grek të jetojë në shtëpi, me fëmijët dhe gratë tuaja”

Shenjat e plumbave te makina e policisë

VIDEO/Raportim nga vendi i ngjarjes

Zhvillimet orë pas ore në Bularat, Gjirokastër
Ora 23:25 ‘Mendoi se policia i hoqi flamurin grek’/ Ish-kreu i OMONIA-s: Dy versionet për vrasjen
Ish-kreu i organizatës politike OMONIA Leonidha Papa në një intervistë për mediat greke ka folur për grekun që u vra sot në Gjirokastër. Ai thotë se mes Konstantinos Kacifas dhe policisë kishte pasur një debat në mëngjes, që solli më pas edhe reagimin e ashpër.

Ora 22:20 Djegin flamurin shqiptar dhe betohen, grekët: Do marrim hak për ushtarin që u vra
Pas vrasjes së grekut në Gjirokastër, në profilin e tij në Facebook kanë vërshuar qindra komente. Përveç atyre që ngushëllojnë familjen, ka shumë ekstremistë që premtojnë hakmarrje për vrasjen e Konstantinos Kacifas, ndërsa njëri prej tyre ka publikuar foton e flamurit shqiptar duke u djegur.

Ora 21:40 Report Tv brenda banesës së grekut që u vra 
REPORT TV siguron pamje nga brenda banesës së minoritarit ekstremist grek që u vra në Bularat të Gjirokastrës pasditen e sotme. Sikur duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv në banesën e Konstantinos Kacifas duket flamuri i Greqisë dhe ai i Vorio Epirit, por edhe rrobat ushtarake.

Ora 21:30 Ministrja greke e Kulturës kundër mediave në Athinë: Nuk u ul asnjë flamur
Ministrja greke shprehet përmes një statusi në Facebook se 35-vjeçari që u vra ishte minoritar dhe se kërcënoi policinë duke i qëlluar me armë pasi ishte i zemëruar me marrëveshjen Tasipras-Rama. Ajo thekson se asnjë flamur grek nuk u ul dhe se gjithçka shkoi qetësisht.

Ora 21:20 Grekët protestë para ambasadës në Athinë: Shqiptarët t'i djegim në zjarr
Pas vrasjes së ushtarit grek në Gjirokastër, Konstantinos Kacifas ekstremistët e Agimit të Artë në vendin fqinj kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Athinë para ambasadës sonë. Ata u organizuan përmes rrjeteve sociale ndërsa në orën 19:30 u mblodhën duke protestuar nën thirrjet ‘Shqiptarët janë qen, t’i djegim në zjarr’.

Ora 21:10 Ministria e Jashtme Shqiptare-Greqisë: Mos e politizoni, por dënoni sulmin
Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar duke shprehur keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj. Ministria e Jashtme thotë se ngjarja e sotme ishte totalisht e izoluar dhe një rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar, ndërsa shpreh zhgënjimin se përse Athina nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit.

Ora 21:00 Rama i përgjigjet Athinës: Ekstremisti i fantaksur qëlloi mbi policinë
Duke iu përgjigjur Athinës, kryeministri Rama në një status në rrjetet sociale thotë se 35-vjeçari ishte një ekstremist i fantaksur, ndërsa ka një apel për autoritetet greke. ‘Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste’ tha Edi Rama.

Ora 19:30 Artan Hoxha: Pushka top djemtë e RENEA-s, po keni dyshime provojeni prapë
Pas vrasjes së ushtarit grek në Gjirokastër, gazetari i Report Tv Artan Hoxha shkruan në faqen e tij në Facebook “Pushka top djemtë e RENEA-s’. Hoxha kujton ngjarjen e 1994 në repartin e Peshkëpisë, ndërsa referuar rastit të sotëm ka një thirrje për grekët ‘Po keni dyshime provojeni prape...’.

Ora 19:15 Policia shqiptare sqaron vrasjen e ekstremistit grek në Gjirokastër
Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastër ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Punonjësit e Policisë të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë.

Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e Policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë.

Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë.

Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe grupi hetimor.

Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i armatosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Nisur nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi, i identifikuar si Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimin e sitatës së pazakontë për forcat vendore.

Me mbërritjen në vendngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur krehja e zonës.

Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat.

Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, Shtetasi Kostandinos Kaçifa , ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre.

Forcat speciale janë pozicionuar për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpashershme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit.

Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarje .

Ora 18:30 Historiani Arben Llalla: Ushtari grek provokoi, e njoh prej 6 vitesh, ja e vërteta
Historiani Arben Llalla në një lidhje te telefonike për Report Tv për rastin e vrasjes së ekstremistit grek në Gjirokastër u shpreh se ngjarja është një provokim nga fqinjët, ndërsa kërkoi reagimin e menjëhershëm të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë. Ai tha se viktima ishte ushtar, pjesë e ‘Legjioneve të Shenjta 2012’ dhe anëtar i Agimit të Artë. Sipas tij, grekët po ndryshojnë versionin e ngjarjes duke e paraqitur rastin sikur ushtari u vra në mbrojtje të flamurit grek në Shqipëri, por e vërteta është e kundërta.

Ora 18:15 Vrasja në Gjirokastër, grekët thirrje për protesta para ambasadës shqiptare në Athinë
Pas vrasjes së grekut, Konstantinos Kacifas kanë reaguar ekstremistët në shtetin fqinj duke bërë thirrje për protesta para ambasadës shqiptare në Athinë. Thirrja është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 parashikohet që të mblidhen për të protestuar para ambasadës tonë në Athinë.

Ora 18:00 Vrasja e ekstremistit grek në Gjirokastër, Athina: Presim sqarime nga Shqipëria
Athina zyrtare ka reaguar pas vrasjes së grekut në fshatin Bularat në Gjirokastër, pasi nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar. Ministri i Jashtëm grek, post që mbahet nga kryeministri Tsipras kërkon nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes së 35-vjeçarit grek, që është pjesë e ushtrisë.

Ora 17:00 Mediat në Athinë: Policia shqiptare vrau ushtarin tonë se ngriti flamurin grek në Gjirokastër
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet përkatëse por mediat greke e kanë cilësuar si një episod të rëndë ku i vdekur ka mbetur një ushtar grek. “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është ky titulli i Protothema.

Ora 15:40Ekzekutohet me armë zjarri ekstremisti grek
Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se:Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa. Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.

Ora 15:00/Plumbat e kallashit shpojnë portën e banesës në Gjirokastër
Gjatë operacionit për arrestimin e ekstremistit grek në Gjirokastër, 35-vjeçari ka qëlluar në drejtim të policisë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa plumbat kanë shpuar portën e një banese duke tmerruar banorët e zonës.

Shenjat e plumbit në derën e banesës

Ora 14:40/ Sulmi në Bularat dhe shoqërimi i Elida Jorgonit, reagon PDIU: Në Shqipëri hyjnë ekstremistë të Agimit të Artë, e papranueshme

Në një reagim për mediet, PDIU e quan Kacifas një ekstremist të Agimit të Artë, ndërkohë që shton se është e papranueshme që ai hyn lirisht në Shqipëri.

Nga ana tjetër PDIU ka dënuar shoqërimin në polici të aktivistes të të çështjeve kombëtare, Elida Jorgoni.

Reagimi i plotë:

Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojnë dhe u hapet rrugë provokimit me armë të esktremistëve të Agimit të Artë

Policia nuk u jep leje patriotëve shqiptarë që të protestojnë për fyerjet që u bëhet të gjithë shqiptarëve me varrezat greke në Këlcyrë dhe bërjen e tyre vend pelegrinazhi për esktremistët grek të vorio-epirit. Patriotët shqiptarë si Elida Jorgoni kanë të gjithë të drejtën për të protestuar dhe ndalohen e arrestohen padrejtësisht nga Policia.

PDIU dënon këtë veprim të Rilindasve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehjet e tyre Rilindasit e vjetër.

Si është e mundur që disa shqiptarë patriot, të ndalohen të protestojnë në territorin e tyre në Këlcyrë, ndërkohë që në Gjirokastër lejohet që një ekstremist i Agimit të Artë, Konstatinos Kacifas, të qëllojë Policinë e Shtetit.

Është e papranueshme që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën thirrje që ekstremisti i Agimit të Artë të arrestohet nga Policia. 

Ora14:30/ Lokalizohet greku që qëlloi policinë shqiptare, gjatë aksionit dëgjohen të shtëna…

Autori i sulmit ndaj policisë shqiptare në Bularat, Konstantinos Kacifas, është lokalizuar. Forca të shumta policore, RENEA, dhe forcat Shqiponja po punojnë për kapjen e tij. Report Tv ka mësuar se gjatë aksionit për kapjen e tij, sërish janë dëgjuar të shtëna. Ai po i bën rezistencë policisë. Kacifas është parë në afërsi të depos së ujit në fshatin Bularat.

Ai njihet si një ekstermist grek, dhe sulmin e ditës së sotme  e kishte paralajmëruar më herët.

Ora 14:15/ Mesazh Ramës dhe Tsipras- Autori e planifikoi sulmin ndaj policisë, çfarë shkroi më parë: Në 28 tetor, grek ose vdekje!

Një element i rëndësishëm është zbuluar për sulmin që ka ndodhur ditën e sotme në Bularat të Gjirokastrës, ku një 35-vjeçar grek, Konstantinos Kaçifas, ka qëlluar me kallashnikov ndaj policisë shqiptare.

Nga një vëzhgim në profilin e tij në Facebook, i riu grek shfaqet radikal në qëndrimin e tij ndaj shtetit shqiptar.

'Rama dhe Tsipras nuk i kanë bërë mirë llogaritë.

Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore.

Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë.

Grek ose vdekje!’-shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Ora 14:00/ Historiani zbulon të tjera të dhëna: Autori i sulmit mbi policinë shqiptare, pjesë e trupave speciale të ushtrisë greke

Të tjera të dhëna vijnë për autorin e sulmit ndaj makinës së policisë në Bularat, Konstantinos Kacifa. Historiani Arben Llalla, në një status të fundit në Facebook, shkruan se Kacifa është pjesë e trupave speciale greke. 

“Konstandin Kacifas, njeriu i trupave speciale të ushtrisë greke qëlloj mbi policinë e Gjirokastrës. Fotot ekskluzive nga grupi i ushtarëve grekë që mbështetën Kacifas që të largohet në drejtim të Greqisë”, shkruan Llalla.

Postimi i Arben Llallës në Facebook

Ora 13:45/ Foto-ekskluzive, ja makina e policisë që u qëllua në Gjirokastër, greku zbrazi karikatorin mbi policët

Kjo është makina e policisë që u qëllua sot nga shtetasi grek Konstantinos Kacifas. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të makinës që është qëlluar.

Makina e policisë që u qëllua sot në Gjirokastër

Gëzhojë ne vendin e ngjarjes

Mësohet se autori ka zbrasur një karikator të plotë automatiku model 56, mbi policët. Nga këto vetëm 4 plumba kanë goditur makinën e policisë që ka shpëtuar për mrekulli pa të plagosur. Distanca mes makinës së policisë dhe autorit ka qenë vetëm 10 metër.

Ora 13:10/ Dalin detaje, kush është autori i sulmit ndaj policisë në Gjirokastër, greku po pinte kafe, i veshur si gjahtar (Foto)

Detaje të reja janë mësuar për autorin e sulmit në Gjirokastër. Mësohet se 35-vjecari Konstantinos Kacifas, shtetas grek pak para se të kryente sulmin, po pinte kafe. Ai ishte ulur në mes të fshatit në kafenenë përballë shkollës.

Ai ka mbaruar kafen dhe është  nisur në drejtimin verior të fshatit. Kacifas mbante veshur një uniform gjahtarësh me lara, me një kallash në dorë dhe pas ka qëlluar drejt makinës. Ai dyshohet se ka probleme mendore, ndërkohë që njihet si person problematik në fshat.

Konstantinos Kacifas, autori i sulmit ndaj Policisë në Bularat

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oku: 29/10/2018 07:49

    Respekt Renea

    Përgjigju
  • Toni: 29/10/2018 00:44

    Renea komplimente per reagimin. Shyqyr qe i ka shpetuar Zoti. Po prape me vjen keq per kete djale qe paska pasur edhe dy femije. Mbase ta rrethonin e te prisnin sa ti mbaronin fisheket ose ushqimi, po ne fakt eshte kollaj ta thuash nga kompjuteri. Gjynof ai vete dhe femijet qe rriten pa baba, per nje kauze qe nuk ekziston.

    Përgjigju
  • Toni: 29/10/2018 00:42

    Mbase mund te ishte kapur i gjalle, se djale nene eshte edhe ky. Ta kishin rrethuar derisa t'i mbaronin municionet dhe ushqimi. Gjithsesi, ulur ne kompjuter eshte kollaj ta them, se paska qene edhe i stervitur. Gjynof, a

    Përgjigju
  • Bora: 28/10/2018 23:14

    Asnje nuk tolerohet te godasi policine Shqipetare. Edhe shqiptar te ishte, Policia keshtu do vepronte. Aq me shume kur nje GREK I cmendur apo jo merr armen e well on policine e shtet it. Respekte dhe nderuar Reneas.

    Përgjigju
  • Liku: 28/10/2018 23:10

    Ekstremizmi eshte i keq. Nuk e di a e mbajn mend greket kur ushtari turk ja vrau ne Qipro ushtarin grek kur deshti me e gris flamurin turk. Dhe a e dini si vazhdoj....i dhane medalje ushtarit turk qe ruajti flamurin. Ndersa ne duhet ti japim medalje ushtarit te Reneas qe ruajti panvarsin territoriale.

    Përgjigju
  • geri: 28/10/2018 21:20

    Personi qe ka qelluar ne ball kete plere duhet te behet minister i brendshem.Ky vend,edhe pse jemi te varfer,duhet te tregoj botes se jemi shtet.

    Përgjigju
  • Robshi: 28/10/2018 21:13

    Tashme i vetmi ushtar grek ne varrezat fiktive te kelcyres...Respekt Reneas

    Përgjigju
  • Eli: 28/10/2018 20:52

    Mir ja bet se po te ishte nje shqipetar policia greke do ta kish vrar thjesht se ishte shqipetar

    Përgjigju
  • QETËSOHUNI: 28/10/2018 19:57

    ,,se brenda javës do të bëhet kurban ndonji shqiptar i pafajshëm ne athin ,,,nuk e pranojn kaq lehtë ekstremistat grek këtë situat,,

    Përgjigju
  • Psikopati: 28/10/2018 18:53

    Nese ky ka qene i semure mendor i bie qe jugu shqiperise dhe gjithe ato filipidhasit e vaftisur ne greqi qe kan nderruar emer dhe fe te jene te çmendur fare.

    Përgjigju
  • fieri: 28/10/2018 18:45

    respekt RENEA super RESPEKT RENEA

    Përgjigju
  • Shqiptari: 28/10/2018 18:44

    Te lumte dora oh Polic i RENEAS se me keni gezue shumë Kam kalue andej ka GJ te duket vetja je ne Greqi ..

    Përgjigju
  • Fraiku: 28/10/2018 18:32

    Bravo RENEA! Sqarimi per greket: E kruajti me fik deti! Le te provojne prape.

    Përgjigju
  • Eno: 28/10/2018 18:25

    Bravo policia! Zot në shtëpinë ton nuk bëhet dot greku.

    Përgjigju
  • Toni: 28/10/2018 18:13

    Bravo I qoft atij polici qe shkrepi ate plumb ne ate rac te felliqur grek respekte

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 28/10/2018 18:06

    SHQIPERIA PO SULMUHET PO GODITET NGA GREKU,TURKU,SERBI, SHQIPTARET DUHET TA KUPTOJN QË VETEM BASHKIMI ME MENDIME ME ZEMER E ME SHPIRT ATHERE DO TA MBYSIM ARMIKUN, PËRNDRYSHE DO TË HUMBIM BETEJEN.

    Përgjigju
  • Mili: 28/10/2018 18:00

    Ju lumte dora. Shume i kemi toleruar. Duhet marr ky shkak qe mos te lem me flamuj grek te valviten ne teritorin shqiptar. Deri ne Vlore brenda ke flamur grek qe valviten neper ballkone hotelesh.

    Përgjigju
  • Populli: 28/10/2018 17:52

    RRESPEKT RENEA

    Përgjigju
  • eri: 28/10/2018 17:27

    ah mor vllehu Ka cifac tu plotesua deshira per te vdekur grek.problemi me i madh ne greqi eshte se ekstremistet me te medhenj jane vllehe,arvanitas ose turq te ardhur nga anadolli ne 1926.

    Përgjigju
  • CaBone: 28/10/2018 17:21

    Respekte per RENEAN. Kurse ket robshin e poshter e ndjekshin dhe shum grek tjer mbrapa. Sa me shum te jen aq me mir. Popull pederast der ne palc. Robt kti dhe kujt do qe i del ne krah. Hajde hajde se ta cajm tapen ktej nga ana jon.

    Përgjigju
  • detari: 28/10/2018 17:14

    Ky legeni nga Gjirokastra per ti rene qylit na u be nacionalist Grek,ai ishte vetem nje i semur mendor qe morri pergjigjen e merituar.Nuk ja vlen ta diskitojme se i japim shume rendesi.

    Përgjigju
  • Anton: 28/10/2018 17:12

    Tani do kete lufte te madhe Turqit e greqise te konvertuar ne ortodoks, dhe turqit e shqiperise qe ne te vertete jane turq, por pretendojne te jene shqiptare

    Përgjigju
    • Ik or bajgë!: 28/10/2018 18:01

      Po ti bajgë çar je?

  • patrioti: 28/10/2018 17:08

    bravo policia

    Përgjigju
  • Epirioti: 28/10/2018 16:55

    pse i beni propogande ketij terroristi se keshtu e beni hero per extremin e djathte ..aq me keqe per greqine qenka ushtar i armates greke ..

    Përgjigju
  • Bepi: 28/10/2018 16:51

    Po ai flamur grek ca don aty ku jena aty ne greqi apo Shqipni Ju q..... rracen atyne dhe kush i mron ata

    Përgjigju
  • Hasani: 28/10/2018 16:46

    Vetem shoku Enver jua vuri kufirin te thana grekeve serbeve dhe miqve te tyre te ngushte.

    Përgjigju
    • Fredi: 28/10/2018 18:02

      Vetëm ai i bënte kërrma për zogj të egër!

  • Aqif: 28/10/2018 16:44

    Paste kemben e mbare dhe e terheqte zvarre. I lumte pushka RENEAS. Te shpallet terrorist ky derr grek!

    Përgjigju
  • Ythi: 28/10/2018 16:42

    Asgje vecse nje person e u perdor per te ashpersuar me teper marrdheniet shqiptaro greke

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 28/10/2018 16:37

    Eh mo palikari kujtove se iu eshte lagur baruti shqiptareve??!! T`u plotesua deshira me ne fund, per te vdekur grek!! Te fala shokeve andej.....

    Përgjigju
  • Parrucjani: 28/10/2018 16:13

    Ta varrosin edhe kete,te keta deshmoret grek. Ta shpallin shenjt mbas 30-40 vitesh.

    Përgjigju
  • Emigrati: 28/10/2018 15:52

    BRRAVO RENEA. TI TREGOJM GREKEVE QĒ KTU JE NĒ SHQIPRI PO NUK E PATEN KUPTUR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen