GJIROKASTËR - Përfshihet nga flakët një automjet në brendësi të tunelit të Skërficës në aksin nacional Gjirokastër-Sarandë duke u djegur plotësisht.

Pasi kanë marrë njoftim zjarrfikësit e Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë.

Në automjetin e përfshirë plotësisht nga flakët u ndërhy por pa sukses.

Shkaku i zjarrit mendohet të jetë tejnxehja e partikularit të automjetit tip Mercedez Benz Class me targa AA515OY në pronësi të K.Sh. Pavarësisht ndërhyrjes mjeti u dogj plotësisht.